Telegrafi

Ronaldinho largohet, Ibra në sulm?

Il Corriere dello Sport pohon se Flamengo ka negociuar vazhdimisht me agjentin e Ronaldinhos, Roberto de Assis, ndërsa nga ana tjetër vetë presidentja e Flamengos konfirmoi negociatat, duke bërë të qartë se braziliani do të largohet nga Milani.

Nuk është i fshehtë admirimi që kanë zyrtarët e Milanit për sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovic, por Adriano Galliani kohë më parë tha se Ibra është shumë i shtrenjtë.

Spekulohet për një marrëveshje katërvjeçare të pagesës së çmimit për Ibrën, i cili medoemos duhet të pranojë zbritje enorme të pagës, gjithë kjo për shkak të vështirësive financiare të Milanit. /Telegrafi/