Ronaldinho pranon se është një tifoz i madh i sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah.
Dhe Ronie, një ambasador i Barcelonës, beson se Salah do të lulëzojë në Spanjë, ku ka qenë i lidhur me Barcelonën dhe Real Madridin.
Ish-sulmuesi i përfaqësueses braziliane pohon se egjiptiani do të dominojë sa i përket golave në Ligën Premier, por nuk do t’ia lëshojnë rrugën aq lehtë këtë sezon Harry Kane (Tottenham) dhe Sergio Aguero (Man. City).
“Mohamed Salah është i shkëlqyeshëm dhe ka mundësi që të bëhet sërish golashënuesi më i mirë i Ligës Premier për sezon e dytë radhazi. Por, do të ketë një konkurrencë të madhe me dyshen Aguero e Kane”.
“Salah ka aftësi për të luajtur në çdo klub dhe në çdo ligë. La Liga do të jetë shumë e përshtatshme për një lojtar të mirë si Mohamed Salah dhe për të do të jetë si një parajsë”, tha ish-futbollisti.
Theksojmë se Salah ka statuar sezonin e ri në ligën elitare angleze me një gol të realizuar kundër West Ham Unitedit.
Ndryshe, Salah gjatë sezonit të kaluar ka shënuar plotë 32 gola në 36 paraqitjen në Ligën Premier. /Telegrafi/