Telegrafi

Ronaldinho, Kaka, Adriano dhe Riquelme në Chapecoense?

Tragjedia në Kolumbi, ku vdiqën pothuajse tërë futbollistët e skuadrës braziliane të Chapecoenses, shumëkush po pyet nëse ekipi i vogël ndonjëherë do të ketë sukses pas fatkeqësisë më të mëdha që e ka kapur klubin.

Gjersa është ende e paqartë nëse Chapecoense do të jetë në gjendje të përfundojë sezonin aktual, në mediat botërore kanë dalë informacione të pakonfirmuara se klubi brazilian do të ndihmohet prej disa emrave më të mëdhenj të futbollit në dekadën e fundit.

Ish-yll argjentinas Juan Roman Riquelme është raportuar se do të luajë pa pagesë për Chapen gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Por, nuk përjashtohet mundësia që fanellën e Chapes ta veshë edhe Ronaldinho, i cili thuhet se është i gatshëm të luajë pavarësisht se është pensionuar.

Tifozët në rrjetet sociale kanë nisur një fushatë për të sjellë Ronaldinhon në Chapel dhe përveç brazilianit po ftojnë edhe gjigantët më me përvojë dhe të harruar, të tillë, si Leite Kaka dhe Adriano. /Telegrafi/