Ronalindo ka njoftuar se është infektuar me coronavirus edhe pse nuk kishte simptoma.
Legjenda brazilian kishte ndjerë se ishte i infektuar me COVID-19, duke bërë testin për pandeminë.
Me një njoftim në llogarinë e tij në Instagram, 40-vjeçari bëri të ditur se ka rezultuar pozitiv me coronavirus.
“Përshëndetje, shokë, familje dhe fansa, kam bërë testin për Covid, dhe rezultati ishte pozitiv, jam mirë dhe jam aktualisht asimptomatik”, ka shkruar Ronaldinho.
Fituesi i Topit të Artë në vitin 2005 do të qëndrojë në vetizolim në hotelin Belo Horizonte, aty ku ishte duke u zhvilluar një organizim për sponsorin e stadiumit të Mineiraos. /Telegrafi/