Telegrafi

Ronaldinho: Gabriel Jesus do të bëhet më i miri në botë

Legjenda e Barcelonës, Ronaldinho, beson se sulmuesi i ri i Manchester Cityt, Gabriel Jesus, do të bëhet më i miri në botë.  

Manchester City e ka kompletuar kalimin e tij për 27 milionë funte, ndërsa vetëm gjatë dimrit u bashkua me skuadrën.

Jesus ka shënuar tri gola në pesë ndeshje për Cityn para se të lëndohej.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, e ka fituar pesë herë çmimin e lojtarit më të mirë në botë, por Ronaldinho beson që braziliani i ri ka aftësi që të bëhet më i miri në të ardhmen.

‘Manchester City ka një lojtar special dhe ai është Gabriel Jesus. Ndoshta në të ardhmen ai do të bëhet lojtari më i mirë në borë”.

“Në këtë moment është Messi. E kam thënë gjithmonë që një ditë mund të jetë edhe Neymar. Por me 19 vjeç, në të ardhmen, mund të jetë Gabriel. I ka të gjitha aftësitë që kjo të ndodh”, ka thënë Ronaldinho. /Telegrafi/