Telegrafi

Ronaldinho: Fitorja kundër United nuk është e pamundur

Në ndeshjen e parë të 1/8 së finales, të zhvilluar në San Siro, Milani u mposht me rezultat 3-2 nga Manchester United, ndërsa braziliani beson se kuqezinjtë mund ta përmbysin këtë rezultat në Old Trafford.

“Unë jam gjithnjë pozitiv, madje edhe atëherë kur ekzistojnë vështirësi. Po, do të jetë vështirë (ta mposhtim Unitedin), por jo e pamundur”, ka thënë Dinho për Sky Italia. /Telegrafi/