Telegrafi

Ronaldinho: Dua të qëndroj gjithë jetën rosoner

Disa klube braziliane si Corinthians dhe Internacional dëshirojnë ta rikthejnë Ronaldinhon sërish në Brazil në fund të këtij sezoni.

Por Milani është i gatshëm të zhvillojë negociata për kontratë të re me Ronein, ndërsa edhe vetë lojtari dëshiron të mbyllë karrierën në Itali.

“Jam pothuajse 30 vjeçar dhe tash e di çfarë dua: Kam në mendje dy gjëra, të mbetem në Milan dhe të kënaqem me futbollin. Për mua është e rëndësishme të jem i lumtur dhe tash që luaj edhe jam (i lumtur). Mund të qëndroj për gjithë jetë me rosonerët”, ka thënë Ronaldinho./Telegrafi/