Telegrafi

Ronaldinho: Dua të pushoj, jo të flas për të ardhmen

Globoesport njofton se Dinho ishte i shoqëruar nga dielli, luante me top në rërë, përderisa vizitorët tjerët shikonin me mjaft interes. Por, kur është pyetur nga gazetarët për një interesim të Palmeiras për të, ai ishte i shpejtë.

“Unë do të hesht deri në fund të Botërorit, nuk është asgjë personale. Tani jam në pushime”, tha Dinho.

E ardhmja e Ronaldinhos është tej mase e paqartë, pasi që futbollisti kërkon rritje të pagës nga Milani, gjë të cilën nuk e bëjnë dot këta të fundit, ndërsa këtë do ta bënin pa kurrfarë problemi La Galaxy dhe Manchester City, të dy këto klube të interesuara për mjeshtrin brazilian. /Telegrafi/