Telegrafi

Ronaldinho: Dua të fitoj Skudeton dhe LK

“Dua ta fitoj Skudeton dhe Ligën e Kampionëve me Milanin. Besoj se mund të fitojmë dy trofe, Interi mund të arrihet”, ka thënë Ronaldinho.

“Po ashtu dua që Pato dhe Borriello falë asistimeve të mia të bëhen golashënuesit më të mirë dhe përfundimisht të kënaqem me njerëzit të cilët më duam. Tash është momenti më i mirë në jetën time. Kënaqem më shumë se sa kur isha në Barcelona”, ka shtuar braziliani./Telegrafi/