Telegrafi

Ronaldinho drejt MLS?

Il Corriere dello Sport këmbëngul se mesfushori kreativ brazilian do të largohet nga Milani, përkundër tentimit të Rosonerëve për ta mbajtur atë. U përfol për një marrëveshje verbale me Flamengon, por duket se këtu kemi të bëjmë me diçka të jashtëzakonshme.

“Unë pres që gjatë kësaj kohe MLS të bëjë një konfirmim tjetër brenda disa ditës pas transferimit të Henrys, por tani kemi të bëjmë me një superyll shumë të madh që po vjen drejt MLS. Një prej ekipeve tona në MLS do të bëjë një investim të madh dhe ky do të jetë një transferim i madh. Unë mund të paramendoj se ky djalosh do të shkojë në LA Galaxy dhe këtë do ta shihni edhe vetë”, theksoi Dave Checketts, pronar i Real Salt Lake.

Bosi i Real Salt Lake, i pyetur nëse ky futbollist është brazilian, u përgjigj thjeshtë: “Unë mendoj se mund të jetë brazilian”. /Telegrafi/