Telegrafi

Ronaldinho dëshiron Ligën e Kampionëve

Ronaldinho pati një sezon të parë të vështirë në Milan, por fansat presin shumë nga ai në sezonin e ardhshëm, veçanërisht pas largimit të Kaka.

“Qëllimet tona bëhen gjithnjë më të mëdha. Vitin e kaluar dëshiruan të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve dhe tash dëshirojmë ta fitojmë atë”, ka thënë Ronaldinho për Gazzetta Dello Sport.

“Fillova mirë sezonin e kaluar, por pastaj u lëndova. Në vazhdim Ancelotti kurrë nuk më aktivizoi. Këtë herë dëshiroj të luaj në formën më të mirë që nga ndeshja e parë”, ka shtuar braziliani.