Ronaldinhon ka bërë një kërkesë speciale nga autoritetet në Paraguai, derisa po qëndron në arrest shtëpiak.
Legjenda braziliane kishte kaluar 32 ditë në burg, derisa ishte liruar pasi kishte paguar 1.6 milionë dollarë.
Ai tani po qëndron në arrest shtëpia në Paraguai, pasi ishin futur ilegalisht në kufi, madje duke përdoru pasaporta false së bashku me vëllain e tij.
The Brazil and Barcelona legend has been released from prison but will remain under house arrest in Paraguay… pic.twitter.com/lG5Kof4Uan
— SPORTbible (@sportbible) April 8, 2020
Pronari i hotelit ku po qëndron 40-vjeçari, Emilio Yegros ka bërë të ditur se atij i është kërkuar një top dhe një dhomë ku mund të luajë braziliani futboll.
“Ronaldinho nuk e humbë disponimin e tij dhe është gjithmonë në humor dhe bën shumë shaka”, ka thënë ai.
“Mua më duket si një njeri shumë i mirë. Ai asnjëherë nuk e humbë buzëqeshjen e tij, kështu bën edhe vëllai i tij. Por, në ditë e arë kishte arritur në humor jo të mirë dhe ishte i stresuar”.
https://twitter.com/metroadelantado/status/1241545066709164035
“Ai ka kërkuar që ne t’i ofrojmë një top dhe një fushë futbolli të vogël ku mund të luajë, por që ende nuk kemi marrë urdhër nga autoritetet”, ka shtuar më tej pronari i hotelit ku po qëndron Ronaldinho.
Ronaldinho thuhet se mund të qëndrojë edhe për pesë muaj në Paraguai, derisa të shpallet i pafajshëm ose edhe mund të rikthehet në burg. /Telegerafi/