Site icon Telegrafi

Ronaldinho bëhet bashkë me të burgosurit e tjerë në Paraguai – nënshkruan fanella dhe i ofrohet pije

Kanë dalë pamjet e reja e Ronaldinhos nga burgu ku po qëndron në Paraguai, pas arrestimit shkaku i përdorimit të pasaportave false së bashku më vëllain e tij.

Legjenda braziliane ishte arrestuar në fund të javës së kaluar nga autoritetet paraguaiane së bashku me vëllain e tij Roberto de Assis Moreira.

Pasi u publikuan pamjet e reja, tani ish-lojtari i Barcelonës dhe Milanit është parë së bashku me të burgosurit e tjerë.

Jo vetëm që nënshkroi fanellat e të burgosurve, por Ronaldinhos madje i është ofruar edhe pije.

Lexo po ashtu Në burgun ku po qëndron Ronaldinho – po zhvillohet një garë futsalli

Raportohet më tej se braziliani mund të marrë pjesë në një eveniment në futsall, që organizohet dy herë brenda vitit në ambientet e burgut.

Në anën tjetër, thuhet se Ronaldinho ishte futur ilegalisht në Paraguai, e që ishte arrestuar në jahtin e tij privat. /Telegrafi/

Exit mobile version