Legjenda braziliane, Ronaldinho është arrestuar në Paraguai pasi dyshohet se ka përdorur dokumente false për të hyrë në vendin e Amerikës së Jugut.
39-vjeçari, i cili fitoi Kupën e Botës me Brazilin në 2002, u arrestua në Resort Yacht & Golf Club Paraguayo së bashku me vëllain e tij Roberto të mërkurën mbrëma ka deklaruar Ministria e Brendshme e Paraguait.
Sipas mediumit La Nacion, në hotel u gjetën pasaporta që mbanin emrat e Ronaldinhos dhe Robertos me kombësi paraguaiane.
Të dy vëllezërit mbeten në hotel, ndërsa autoritetet paraguaiane vendosën të lëshojnë një deklaratë të enjten në mëngjes.
Një deklaratë zyrtare nga policia paraguaiane thotë që Ronaldinho dhe rrethi i tij ishin ftuar në Paraguai nga pronari i kazinosë Nelson Belotti.
Caso Ronaldinho: Fue allanada la suite donde está hospedado Ronaldinho. Se encontraron, documentos varios, C.I. y pasaportes paraguayos con los nombres de Ronaldinho y su hermano. Investigación en curso. pic.twitter.com/jGO4ZoHNWn
— Fiscalía Paraguay (@MinPublicoPy) March 5, 2020
Reprezentuesi brazilian pritej të zhvillonte disa ngjarje publicitare me mediat e ftuara për të dëshmuar bashkëveprimin e tij me tifozët dhe personalitetet.
Ronaldinho aktualisht është pa një pasaportë braziliane për shkak të një gjobe mjedisore që mori në vitin 2018.
¡Ronaldinho, detenido en Paraguay! El astro brasileño fue denunciado, junto a su hermano, por supuesta adulteración de documentos falsos. Está bajo custodia policial en su hotel y este jueves se tendrá que presentar a declarar. pic.twitter.com/oaW19BY73A
— SportsCenter (@SC_ESPN) March 5, 2020
Ish-ylli i Barcelonës dhe vëllai i tij u dënuan për ndërtimin e paligjshëm të një kurthe peshkimi në Liqenin Guaiba në vitin 2015 pa licencimin e duhur në një zonë të ruajtjes së përhershme.
Atij iu dha një gjobë prej 8.5 milion dollarësh në nëntor të 2018 dhe pasi nuk arriti të paguante, Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Brazilit vendosi të ndalojë largimin e Ronaldinhos nga vendi.
Pavarësisht se nuk ishte në gjendje të largohej nga Brazili, Ronaldinho u zbulua si një nga ambasadorët e rinj të vendit për turizmin në shtatorin e vitit të kaluar.
Ndryshe, Ronaldinho ka pasur karrierë të madhe, ku ka fituar Ligën e Kampionëve, La Ligan, Serie A dhe Copa Libertadores, ndërsa mori çmime të mëdha individuale, si Topin e Artë të 2005 dhe “Lojtari i vitit” nga FIFA në vitet 2004 dhe 2005. /Telegrafi/