Telegrafi

Ronaldinho argëtohet në diskotekat e Brazilit

Globoesporte njofton se mesfushori kreativ, që ishte lënë jashtë kombëtares braziliane, tani është duke kaluar kohën e lirë në Florianopolis. Ai ishte parë gjithashtu në hotelin Majestic Palace me dy kolegët e tij Pato (Milan) dhe Jo (Manchester City).

Dhe, jo si të gjithë lojtarët tjerë që e shikojnë Botërorin, Ronaldinho nuk ka treguar interes për këtë garë, duke ndenjur deri në orët e vona në diskotekat më të njohura të Brazilit, ku dhe nënshkruante autografe për tifozët. /Telegrafi/