Ronald Komena pritet që në orët në vazhdim do të prezantohet si trajner i Barcelonës.
Trajneri holandez është larguar nga Kombëtarja e Holandës, për të marrë drejtimin e skuadrës katalunase.
Koeman do të zëvendësojë Quique Setienin e shkarkuar mbrëmë, pas dështimit për të fituar La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.
Holandezi do të nënshkruaj kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi.
Barcelona do të duhej t’i paguan Tulipanëve katër deri në pesë milionë euro për të transferuar strategun.
https://twitter.com/MediaBarcaTimes/status/1295745651368579075
Por, sipas asaj që raporton La Vanguardian, Koeman do të paguajë atë shumë si pjesë e uljes së pagës së tij, vetëm që të bëhet trajner i Blaugranasve.
Trajneri u pa në aeroportin El Prat Barcelona, e në orët në vazhdim do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare. /Telegrafi/