Telegrafi

Rona Nishliu vendos të dëgjojë këshillën e nënës (Foto)

Që kur ka filluar spektakli i talenteve muzikore, janë të rralla rastet kur Rona Nishliu ka thyer “rregullin” – të vishet me nuancë larg ngjyrës së zezë.

Këtë kritikë, madje, ia kishin vënë në dukje edhe në “The Voice”. Pak javë më parë, ndërsa anëtarët e jurisë, ndanin ndër të tjera edhe emocionet e familjarëve të tyre, Rona tha se e ëma, përveç të tjerave, i bënte gjithmonë një vërejtje “Mami më thotë ndrysho, mos u vish gjithmonë me të zeza…”.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Besës, e cila i tha se edhe ajo ia kishte bërë këtë vërejtje këngëtares nga Kosova.

Dhe dje, për hatër të mamit, por edhe të miqve të saj, Rona vendosi të ndryshojë. Madje një ndryshim të fortë. Fustani i kuq, ndryshe nga të gjitha herët e tjera, ia ka ndryshuar tërësisht pamjen Ronës dhe, pse jo, edhe e ka zbutur “kritikën” për konkurrentët. Vërtet, Rona paska pasur nevojë për ngjyra. /telegrafi/class/