Telegrafi

Rona Nishliu me “Suus”, hyn në 24 këngët më të mira të Eurovisionit (Video)

Rona Nishliu është renditur me këngën e saj “Suus” ndër 24 më të mirat e Eurovizion në vite.

Wiwibloggs – një prej faqeve më aktive që përcjell Festivalin Evropian të Këngës – Eurovizion, ka publikuar listën e 250 këngëve më të dëgjuara të Festivalit me histori gjashtë dekadëshe.

Dëgjuesit votojnë për këngët e tyre të preferuara për të ardhur kësisoj në këtë listë, e cila mbrëmë ka nxjerrë 250 këngët më të dëgjuara këtë vit nga të gjitha këngët e festivalit ndër vite.

Me këngën “Suus” me të cilën Rona përfaqësoi shqiptarët në Eurovisionin e vitit 2012-të, vjen në vendin e 24-të, ndërsa vitin e kaluar ishte në atë të 32-të.

E në këtë listë të 250 këngëve më të mira në historinë e Eurovizionit shohim të tjera këngëtare shqiptare.

Elhaida Dani, përfaqësuese e Shqipërisë në vitin 2015-të radhitet në vendin e 63-të, Kejsi Tola në vendin e 144-të, ndërsa Anjeza Shahini bën hyrjen e saj në këtë listë, në vendin e 191.

Juliana Pasha, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizionin e viti 2010 radhitet në vendin e 223-të, ndërsa këngët tjera shqiptare nuk kanë arritur të hyjnë në këtë listë.