Telegrafi

Rona Nishliu sjell portretin e bukur familjar, duke pozuar krah bashkëshortit dhe dy fëmijëve

Foto: Rona Nishliu/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj.

Ajo është më rrallë aktive edhe në rrjetet sociale, kjo për faktin se viteve të fundit i është përkushtuar më shumë jetës familje.

E kur jemi te familja, Rona tashmë është nënë e dy fëmijëve, të cilët janë kthyer në prioritetin e jetës për të.

Nishliu së fundmi ka publikuar për fansat e saj në rrjetin social Instagram një portret familjar, duke pozuar krah bashkëshortit dhe dy fëmijëve të saj.

“Urime Shën Valentinin e vonë! Më vjen keq, ne ishim të zënë duke bërë kujtime të bukura”, shkroi artistja në mbishkrimin e kësaj fotografie të publikuar në Instagram.

Ajo u bë nënë për herë të dytë dhjetorin e kaluar, duke sjell në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Bardhyl.

Dyshja gjithashtu janë prindër të një vajze më të madhe të quajtur Noa. /Telegrafi/