Këngëtarja e njohur, Rona Nishliu, ka prezantuar projektin e saj më të ri muzikor.
“Mallëngjimi” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ripërpunim i këngës së njohur “O vendi im”.
Në fakt, kënga është në prag të nxjerrjes në shitje të albumit të dytë “MINDIL”, Rona Nishliu Quartet ka publikuar videon e parë zyrtare “Mallëngjimi”.
Me kompozim dhe tekst të kantautorit e veprimtarit Rashid Krasniqi e interpretim të paharrueshëm të zërit të ëmbël, Muharrem Qena, vjen në një variant të përpunuar nga Rona Nishliu Quartet, si një falënderim i përzemërt për krijuesin dhe interpretin e dedikim për të gjithë ata që jetojnë me zjarrin dhe mallin për vendlindjen, familjen, lagjen e fëmijërisë, përroskën e fshatit…
Kjo këngë është paralajmërim për albumin e dytë të kuartetit, që promovohet me koncertin premierë në Prishtinë më datë 24 prill.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili sjell pamje të bukura të Prishtinë, teksa përgjatë gjithë kohës shoqërohet me vargjet e tekstit. /Telegrafi/