Site icon Telegrafi

Rona Nishliu sjell këngë në gjuhën rome në kujtim të Kujtim Paçakut

Artistja e mirënjohur shqiptare, Rona Nishliu, ka publikuar një projekt të ri muzikor në gjuhën rome.

Kënga është lansuar pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, teksa ka interpretuar një këngë në romanisht bashkë me grupin e Pëllumb Elmazit.

“Mirënjohëse për kulturën rome që gjithmonë ju jep aq shumë kënaqësi dhe rrjedh nga shpirtra të rritur plot vështirës, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, solla bashkëpunimin që vjen nga thellësia e zemrës në bashkëpunim me tre artistë romë shqiptarë”, ka shkruar Rona në postim e saj.

Rona me Grupin e Pëllumb Elmazit – Kasmangjesa tu Naxhije (Foto: YouTube)

Ajo po ashtu në fund tregon se kënga është krijuar në kujtim të shokut të tyre, Kujtim Paçaku.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rona Nishliu

Ndërkohë,“Kasmangjesa tu Naxhije” është një këngë e vjetër rome e territorit të Shqipërisë, një melos i ndryshëm nga melosi tipik rom i ballkanit.

Regjistrimi i vetëm i kësaj melodie por pa tekst ka qenë në një sekuencë të filmit shqiptar “Tinguj lufte”.

“I falënderohem grupit të Pëllumbit për zemërgjerësinë dhe dashurinë për risjelljen dhe dokumentimin e kësaj kënge shumë të bukur”, ka thënë mes të tjerash Nishliu. /Telegrafi/

Exit mobile version