Ajo bëri bujë të madhe me paraqitjen në Eurovision, ku bëri për vete shumë fansa me interpretimin e këngës “Suus”.
Bëhet fjalë për këngëtaren Rona Nishliun, e cila së fundi i është përgjigjur pyetjeve të fansave përmes rrjeteve sociale.
Një prej pyetjeve ishte edhe pse nuk gjendet kënga që e këndojë në festivalin evropian në YouTube, artistja thotë se nuk e ka idenë pse nuk gjendet në këtë ueb-faqe.
Ajo më tutje ka treguar se tre këngët që i pëlqejnë më së shumti të Eurovisionit janë “Amar Pelos Dois” të Salvador Sobral, “Everywhere that I can” të Sertab Erener si dhe “1944” e Jamala.
Gjersa bukuroshja ka zbuluar se Parashqevi Simaku është këngëtarja e preferuar e saj dhe se me asgjë nuk e krahason.
Theksojmë se Rona së fundi ka ndryshuar stilin e flokëve dhe për këtë u komplimentua tejet shumë prej fansave.
Ndryshe, Nishliu është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/