Site icon Telegrafi

Rona Nishliu në studiot e Berman Brothers

Suksesi i Ronës pas këngës “Suus” nuk ka të ndalur. Përveç që u mirëprit në vendin tonë, talenti i Ronës u pa edhe në shumë vende të botës, ku ajo mahniti të gjithë me performancën e saj.

Rona tashmë po ndodhet në studion më të njohur në botë, Berman Brothers, produksion me të cilin çdo kush ëndërron të ketë së paku një këngë të realizuar.

Talenti i papërshkrueshëm i Ronës bëri që ajo të lidhë një marrëveshje me këtë produksion, ku tashmë ajo ka filluar incizimin e këngëve, të cilat shumë shpejt do të shpalosen për publikun tonë.

Këtë gjë, Rona e ka bërë të ditur në faqen zyrtare në “Facebook”, ku ka paralajmëruar adhuruesit e saj se shumë shpejt Rona do të sjell risi në skenë, siç di të bëjë vetëm ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version