Këngëtarja Rona Nishliu ka reaguar për ndërtimin e murit në Mitrovicë. Ajo në një shkrim në Instagram thotë se askush nuk merret me shqiptarët e zhvendosur nga veriu për të kuptuar se ku po jetojnë.
Rona u bëri thirrje njerëzve për siç tha ajo ndërgjegje dhe njerëzi.
“Kosova ky burim i paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin, ka si mbështetje edhe ekspertizën me nam nga Brukseli, për ndërtim muresh mbi urën e lumit Ibër, urë kjo që vazhdon të ndaj për 17 vjet me rradhë Mitrovicën! Le të shpenzohet për këto kryevepra arkitektonike se edhe ashtu nuk u shpenzua asnjë metelik për mirëqenien e shqiptarëve të zhvendosur nga veriu, e as që u mor dikush me ta/ne as për të kuptuar se ku jetojnë këto qenie të mallkuara tu Kosov’s. E rëndësishme është t’i kontribohet këtij anormaliteti në mënyrë që gjithë konfuzionin pastaj të na e sqarojnë ekspertiza e tryezave të rrumbullakta-katrore ndërkUmbtare me perdiemat dhe kostot marramendëse të këshillimit!!! Mos harroni mure të reja do kemi prap dhe ato do të inaugurohen nga miqët tanë euro-atlantik ? Vazhdoni bëhuni që s’jeni pEj ktYhi, se pasha besën nuk mundeni me thanë që jeni jasht shtetit, për gjithë këtë heshtje të paskrupullt, se viza skeni. Indinjohuni për Fidel Castron, për kisha e xhamia, për bajrama e komba kosovar, e mbyllni gojën për këtë flliqësi të historisë së njerëzimit që po ndodh në vendin tuaj/tonë, sot, në fund të vitit 2016. Një MUR i ri historik, që shërben si simbol i paqes e stabilitetit dhe nuk përbën shqetesim për BE, po për NE ??? Njerëz ku jeni, ku e keni ndërgjegjen, njerëzinë??? Ndjeshmërinë e përgjegjshmërinë e keni me sustë, sustën me bateri! Mos harroni se një ditë edhe susta prishet dhe ne do të vazhdojmë të knojm’ kang’ me çifteli!”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.
Kujtojmë se Rona Nishliu në vitin 2012 mori pjesë në “Eurovision”, duke përfaqësuar Shqipërinë dhe doli e pesta në këtë garë. Asnjë përfaqësues tjetër i Shqipërisë, nuk ka shkuar më larg në këtë festival.