Site icon Telegrafi

Rona Nishliu: Lus shtetin shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që kanë dëshirë dhe vullnet

Rona Nishliu (Foto: Facebook)

Këngëtarja e njohur Rona Nishliu, së fundmi ka marrë vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale duke bërë një kërkesë kundrejt qeverisë shqiptare.

Ajo ka bërë një postim në llogarinë zyrtare në Facebook, ku ka kërkuar që urgjentisht t’i pajisë kosovarët me pasaporta shqiptare.

Reagimi i Nishliut vjen pas kritikave të shumta që u janë bërë kosovarëve të cilët votuan dje për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Rona Nishliu (Foto: Facebook)

E njëjta i është lutur qeverisë që urgjentisht t’i pajisë me pasaporta të gjithë shqiptarët e Kosovës që kanë dëshirë dhe vullnet të pajisen me dokumentin që iu takon.

Ky është reagimi i plotë i Nishliut (pa ndërhyrje):

“U kritikuan keq 5,000 kosovarë për votim në Shqipëri! Unë propozoj që shteti ynë amë, Shqipëria, të pajisë secilin shqiptar nga Kosova me pasaportën shqiptare, njejtë siç bën çdo shtet fqinjë për qytetarin e vet, nga Serbia tek Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, etj.

Nuk jemi anëtarë në OKB dhe për 20 vjet derën ftyrës nga BE, jemi të izoluar, të pambrojtur dhe pa siguri. Ky do të duhej të ishte diskutimi, e jo pse votuan kosovarët apo KM në Shqipëri!

Kur Vucici vjen e mbledh vota e organizon votime në Graçanicë, ju duket normale a po? Lus Shtetin Shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që kanë dëshirë dhe vullnet të pajisen me dokumentin që iu takon”. /Telegrafi/

Rona Nishliu (Foto: Facebook)
Exit mobile version