Këngëtarja Rona Nishliu të shtunën kurorëzoi dashurinë e saj me martesë.
Ajo u martua në Tiranë në një ceremoni mjaft private, ndërsa të pakta ishin imazhet nga dasma që qarkulluan në rrjetet sociale.
Pas martesës, duket se Rona dhe Flori kanë vendosur të nisen menjëherë drejt muajit të mjaltit.
Ata kanë zgjedhur që pushimet t’i kalojnë në ishullin Isola Bella të Italisë.
Ka qenë Rona ajo e cila ka publikuar disa imazhe në InstaStory ku shfaq disa pamje nga ishulli në të cilin dyshja gjenden për momentin.
Viteve të fundit, Rona ka qenë më pak aktive në muzikë, gjersa angazhimi i saj i fundit që mbahet mend është pjesëmarrja në jurinë e “The Voice of Albania”. /Telegrafi/