Këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu, është bërë nënë për herë të parë.
Ajo dhe partneri i saj, Flori, mirëpritën vajzën, të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Noa.
Kjo u bë e ditur nga vet këngëtarja përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram.
“Ndjenja më përmbushëse dhe më kuptimplotë deri më sot! Më 19.07.2019, në duart tona erdhi Noa. Gjithë këto ditë nuk po gjej fjalët e duhura që të shpreh gëzimin tim për bekimin më të rëndësishëm në jetë. Për shërbimin plot përkushtim, dashuri dhe njerëzor, dua të falenderoj @spitaliamerikanprishtine dhe në veçanti Dr. @goksugoc , i cili bashkë me ekipin e tij kanë bërë gjithçka që unë dhe Noa t’ia dalim. Ju falenderoj të gjithëve për urimet, kujdesin dhe dashurinë”, ka shkruar Rona në postimin e ndarë me mijëra ndjekësit e saj.
Theksojmë që këngëtarja Nishliu e mbajti të fshehur shtatzëninë, teksa pas tetë muajve ka rrëfyer se është shtatzënë para promovimit të albumit të saj “Mindili”.
Përndryshe, 32-vjeçarja është martuar në shtator të vitit të kaluar në një ceremoni me miqtë dhe familjarët e saj. /Telegrafi/