Në luftën e drejtpërdrejtë për çmimin e parë mes Elton Dedës, Sajmir Brahos dhe përfaqësueses së vetme nga Kosova, Rona Nishliu, triumfuese doli kjo e fundit me këngën e saj “Suus”.
Kënga “Suus” është pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga publiku shqiptar dhe me votat e jurisë Rona Nishliu arriti ta marrë çmimin triumfal që ia mundëson asaj pjesëmarrjen në kompeticionin më të madh të muzikës europiane, Eurovision Song Contest, që mbahet vitin e ardhshëm në Baku të Azerbaixhanit.
Çmimet tjera të ndara:
Interpretuesja më e mirë: Rona Nishliu (Suus)
Teksti më i mirë: Sokol Marsi (Kristal)
Melodia më e mirë: Endi Sina (Mira vjet)
Çmimi i kritikës: Frederik Ndoci
Çmimi i orkestrimit: Klodian Çafoku. /Telegrafi/