Telegrafi

Rona, klip kundër dhunës te çiftet adoleshentë (Video)

Në videoklipin e këngës “Se vetëm zemra flet saktë”, Rona tregon edhe disa pjesë të fushatës që po realizohet në tërë Kosovën, për të vetëdijesuar popullatën që dhuna nuk është e mirë për askënd.

“Shpresoj t’ju pëlqejë kënga më e re shkruar kundër dhunës në çiftet adoleshentë”, ka shkruar këngëtarja në Facebook.

Teksti dhe muzika janë punuar nga Rona, ndërsa orkestrimin e ka bërë Samer Agolli. /Telegrafi/