Telegrafi

Rona anashkalon programet e fundvitit

Ky vit ka qenë shumë i ngjeshur për këngëtaren kosovare dhe ajo ende ka disa projekte të papërfunduara dhe nuk ia merr mendja të bëhet pjesë e xhirimeve të fundvitit.

“Nuk e di akoma nëse do të arrij të jem pjesë e emisioneve festive të Vitit të Ri për shkak të angazhimeve të shumta që kam”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Këngëtarët tjerë të estradës tashmë kanë filluar xhirimet e tyre. Adelina Tahiri, Zanfina Isamili e të tjerë, janë pjesë e këtyre xhirimeve për fundvit. /Telegrafi/