Në emisionin “Barber Shok”, me Fis Junikun edhe këtë javë mysafirë ishte artisti i njohur, Ron Zaiti.
Reperi dhe këngëtari u gjen përballë pyetjeve të dy prezantueseve të emisionit teksa foli rreth muzikës dhe jetës priavte.
Ndër tjera, Roni, i cili është pjesë e labelit të këngëtares Dafina Zeqiri “Moneyz Music” tregoi se si erdhi deri te bashkëpunimi me ta.
“Motra ime e ka një sallon të estetikës, fillimisht ajo ka patur kontakt me Dafinën, unë pasi ia kisha nis punës me muzikë, Pëllumbin (menaxherin e Dafinës) e njoh moti, filluam të rrinim bashkë, pastaj në studio dhe më pas filloi interesimi më i madh, prova dhe bashkë me miqësinë dhe kiminë që kemi me njëri-tjetrin nisi bashkëpunimi”, ka thënë Roni.
Krahas tjerave, Zaiti gjithashtu foli edhe për planet dhe projekte për të cilat është duke punuar aktualisht.
“Plani i radhës është me e përfundu një EP, një mini-album, janë të përfshira gjashtë këngë, katër vetëm janë të publikuara tashmë, plani është të përfundohen edhe dy këngët e tjera”, u shpreh ai.
Kujtojmë që projekti i fundit i Ronit është bashkëpunimi i radhës me Dafinën “Boma ni tel”.
Për më shumë ndiqni më poshtë episodin e radhës të sezonit të katërt të emisionit “Barber Shok”: