Site icon Telegrafi

Ron DeSantis tregon arsyen se pse po kandidon për president të SHBA-së

Guvernatori i Floridës dhe republikani, Ron DeSantis ka konfirmuar zyrtarisht se do të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në profilin zyrtar në Twitter ka publikuar një video në të cilën shpjegon arsyet e kandidimit të tij.

Në fillim të fjalimit drejtuar kombit, DeSantis trajtoi problemet me të cilat përballet shoqëria në Shtetet e Bashkuara.

“Kufijtë tanë janë një katastrofë. Krimi po përfshin qytetet. Qeveria federale po e bën më të vështirë për familjet të sigurojnë bukën e gojës”, tha ai.

DeSantis gjithashtu tha se gjatë administrimit të Floridës, ai bëri gjëra të mëdha që dëshiron t’i transferojë në territorin e të gjithë shtetit.

“E vërteta duhet të jetë themeli ynë dhe arsyeja e shëndoshë nuk mund të jetë diçka e pazakontë. Në Florida, ne treguam se mund të bëhet. Ne zgjodhëm arsimin mbi indoktrinimin, rendin dhe drejtësinë. Ne treguam se mund të rigjallëronim Amerikën. Duhet të kemi guximin për të kryesimi dhe forca për të fituar. Unë jam Ron DeSantis dhe do të drejtoj rikthimin e madh amerikan”, thekson DeSantis.

Lexo po ashtu Trump në epërsi të madhe kundër DeSantis

Pasi shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij, Ron DeSantis hapi një faqe zyrtare ku mund të dhuroni para për fushatën elektorale, por edhe të lexoni programin e tij elektoral.

Ndryshe, DeSantis duhet të mposht ish-presidentin amerikan, Donald Trump për të fituar garën për nominim ndër republikanët. /Telegrafi/

Exit mobile version