Site icon Telegrafi

Ron DeSantis heq dorë nga gara për president të SHBA-së

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis ka hequr dorë nga gara presidenciale e vitit 2024 dhe ka mbështetur Donald Trump në këtë garë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njoftimi i befasishëm vjen përpara zgjedhjeve paraprake republikane të New Hampshire të kësaj jave.

Ligjvënësi konservator tha se ai nuk “e kishte një rrugë të qartë drejt fitores” kur shpalli fundin e fushatës së tij.

Dhe largimi i tij e lë Nikki Haley si rivalin e vetëm të rëndësishëm të Trump.

DeSantis shtoi se ai po mbështeste Trump sepse ishte “bërë e qartë” se “shumica e votuesve republikanë duan t’i japin Donald Trump një tjetër shans”.

Ndërsa guvernatori i Floridës pranoi “mosmarrëveshjet” me Trump, ai tha se ai është “superior ndaj presidentit aktual, Joe Biden”.

“Kjo është e qartë”, shtoi ai. “Kam nënshkruar një premtim për të mbështetur kandidatin republikan dhe do ta respektoj atë premtim”. /Telegrafi/

Exit mobile version