Ish-Presidenti i Këshillit Evropian dhe Kryeministri i Belgjikës, Herman Van Rompuy sot nga Beogradi tha se çelësi i prosperitetit nuk qëndron në Pekin, Moskë, apo Ankara, por në Bruksel.
Duke përmendur se çështja e Kosovës është thelbësore për rrugën e Serbisë drejt integrimit evropian, Van Rompuy shprehu shpresë se problemi do të zgjidhej kur të kthehej besimi, siç ishte rasti me Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, mosmarrëveshja për emrin u zgjidh falë besimit dhe guximit të dy liderëve.
“Unë me të vërtetë shpresoj se BE do të shpërblejë guximin politik. Kur kemi besim të mjaftueshëm është e mundur të kapërcejmë emocionet dhe momentet joracionale dhe të arrihet një marrëveshje”, tha Van Rompuy, i cili merr pjesë në një konferencë në Serbi.
Ai shtoi se paqja do të ekzistojë kur të gjitha vendet e ish-RSFJ të bëhen pjesë e BE-së./Telegrafi/