Telegrafi

Romney e Clinton përzgjidhen në Miçigan

Romney mundi kundërshtarin e tij më të afërt nga radhët e partisë, John McCain, i cili fitoi në votimin e javës së kaluar në New Hampshire.

Kandidati Mitt Romney, i cili gjatë kësaj fushate ka shpenzuar deri më tani disa milionë dollarë nga paratë e veta, është rritur në Miçigan në kohën kur i ati ishte guvernator i shtetit. Ai është politikani i tretë që fiton një proces parazgjedhor në radhët e republikanëve.

Romney u tha përkrahësve të tij se, që ndryshimet të bëheshin realitet, Amerika kishte nevojë të bënte president një person si ai, pa lidhje me Shtëpinë e Bardhë.

Në zgjedhjet paraprake në Miçigan, nga kampi i Demokratëve, senatorja Hillary Klinton fitoi si kandidate e vetme në fletët e votimit. /bbc/