Site icon Telegrafi

Romja bëhet gjyshe në moshën 23 vjeçare

Rifka që në moshën 11 vjeçare ishte arratisur nga fshati i saj Investi dhe ishte martuar me 13 vjeçarin Ionel pasi frikësohej se babai i saj do ta martonte me një burrë tjetër.

Në moshën 12 vjeçare e kishte lindur vajzën Maria, ndërsa një vit më vonë edhe djalin Nikolai. Edhe pse nuk donte që vajza t’i ndiqte hapat e saj, Maria u martua që në moshën 10 vjeçare, ndërsa shpejtë pas dasmës lindi një djalë.

“I dua fëmijët e mi dhe nipin, por vërtetë kam dashur që vajza ime të mbërrij më shumë në jetë”, tha gjyshja më e re në botë. Gjyshja 23 vjeçare kujdeset për tërë familjen. /Telegrafi/
 

Exit mobile version