Site icon Telegrafi

Romir Zalla në festivalin “Zurich Shqip Up Comedy”: Ejani në edicionin e tretë, çfarë prisni akoma?

Aktori i mirënjohur nga Shqipëria, Romir Zalla, do të jetë një nga artistët pjesëmarrës në edicionin e sivjetmë të festivalit të njohur “Zurich Shqip Up Comedy”, i cili do të mbahet më 18 dhe 19 tetor 2024 në Zvicër.

Zalla, një emër i njohur për rolet e tij të suksesshme në teatër dhe televizion, do të ngjitet në skenë në natën e parë të festivalit, më 18 tetor. Pritshmëritë janë të larta për performancën e tij, pasi ai njihet për stilin e tij të veçantë të humorit dhe batutat që gjithmonë sjellin të qeshura të mëdha te publiku.

Në një mesazh të ngrohtë për fansat e tij, Romir Zalla shprehet: “Ej diaspora, ju pres në datën tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë tetor në Zyrih, në Shqip Up Fest, edicioni i tretë. E dini, unë isha dhjetë vjet dhe jam kënaqur shumë. Si ti nuk ishe? Çka pret akoma? Eja këtë vit dhe do kënaqemi. Përshëndetje nga Tirana!”

Festivali “Zurich Shqip Up Comedy” këtë vit do të zhvillohet për herë të parë në dy netë në sallën e njohur “Stadthalle Dietikon” në Cyrih. Ky festival është një mundësi e shkëlqyer për publikun shqiptar që jeton jashtë vendit për të shijuar humorin e freskët nga disa prej aktorëve më të njohur shqiptarë.

Përveç Romir Zallës, festivali do të mirëpresë edhe shumë artistë të tjerë të humorit, duke garantuar dy netë plot argëtim dhe të qeshura.

Mos e humbisni mundësinë për të shijuar këtë festival që premton shumë të qeshura dhe një atmosferë unike! /Telegrafi/

Exit mobile version