Telegrafi

Romët ua kalojnë edhe VIP-ave, dasmë me Ferrari e helikopter (Video)

Kjo, jo vetëm për shkak të luksit të shfrenuar të saj që ia kalon edhe dasmave të VIP-ave më të rëndësishëm të botës së Hollywood, por edhe për shkak se është zhvilluar në një prej lagjeve më të varfra të Rumanisë, në Petrosani.

Në dasmë kanë qenë të ftuar 700 persona, ndërkohë që gjithë qyteti u bllokua dhe “pushtua” nga 200 makina luksoze.

Bëhet fjalë për makina të tilla si Ferrari, Porsche, Lamborghini, Hummer, BMW etj.

Ndryshe nga sa ndodh rëndomtë që kameramani ndodhet në një prej makinave, në këtë rast ai filmonte dasmën nga helikopteri. /shqiptarja/