Përfaqësues të disa organizatave joqeveritare të cilat i mbrojnë interesat e komunitetit rom, thonë se qytetarët rom janë të diskriminuar dhe fyhen në kalimet kufitare shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për momentin në proces janë 41 procese gjyqësore në gjykatat e Maqedonisë, nga ankesat e qytetarëve rom, të cilëve pa asnjë argument i’u është ndaluar hyrja në vend përmes kalimeve kufitare, dhe kanë vendosur që të padisin shtetin.
Për këtë problem sot, disa organizata joqeveritare biseduan me ministrin e punëve të brendshme Oliver Spasovski, i cili tha se se në kalimet kufitare duhet të dorëzohet deklaratë e zyrtarëve në mënyrë që të ndalohet ofendimi i dinjitetit të qytetarëve rom./Telegrafi/