Përderisa Amdi Bajram shëtitë Evropën dhe kërkon që romët ta votojnë OBRM-PDUKM-në, partia e tij në Shkup tenton që t’i mbledhë partitë rome në një koalicion të vetëm, ndërkaq ndihmë ka ofruar edhe kryeministri Dimitriev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nova TV mëson se partia e Gruevskit është duke tentuar që t’i ketë në krah të gjitha partitë rome. Për këtë qëllim, tashmë janë dërguar thirrjet për takime në mes të përfaqësuesve të partive rome dhe kryeministrit Emil Dimitriev.
Një gjë të këtillë e ka konfirmuar Samka Ibraimovski, kryetar i Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve (PEPR). Ai ka pranuar një telefonatë, gjatë kohës së takimit me Zoran Zaevin.
Ibraimoski thotë se tashmë është takuar me Dimitrievin, i cili u ka kërkuar që të jenë në koalicion me OBRM-PDUKM-në, duke u premtuar vende pune për romët. Por, Ibraimoski nuk lëkundet nga vendimi për koalicion me LSDM-në.
Amdi Bajram ka deklaruar se do të ishte mirë që të gjitha partitë rome të nën një ”koalicion të madh rom”. Ai shtonë se nuk e konsideron si armik Ibraimoskin, por ndjehet i zhgënjyer që nuk u arrit pajtueshmëri./Telegrafi/