Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka vendosur në të mirë të dy paditësve rom, të përfaqësuar nga ana e Qendrës evropiane për të drejtat e romëve (QEDR), të cilët kanë qenë të keqtrajtuar nga ana e policisë në Shkup, në vitin 2014.
Siç njoftoi QEDR, Gjykata e Strasburgut ka konstatuar se policia e RMV nuk ka kryer hetim efektiv mbi brutalitetin e policisë kundër romëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në të njëjtën kohë, Gjykata nuk kishte gjetur baza për të gjykuar që kjo ishte çështje e brutalitetit të policisë ose se çështja ishte e motivuar me racizëm.
Gjykata e Strasburgut e ka urdhëruar Qeverinë e Maqedonisë, që qytetarëve rom të cilët tani janë të moshës 23 dhe 19 vjeçare, t’u paguajë shumë prej 7.500 eurove.
Sipas kryetarit të QEDR Gjorgje Jovanoviq, është shqetësuese që e drejta e romëve nuk mund të arrihet në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/