Telegrafi

Romët dhe vllehët, bashkësitë më të diskriminuara në Maqedoni (Video)

Romët dhe vllehtë në Republikën e Maqedonisë janë bashkësitë etnike me më pak se 20 % të popullsisë të cilët janë edhe më të diskriminuarit, veçanërisht në fushën e arsimit. Kjo për faktin se përfaqësuesit e këtyre bashkësive etnike nuk ndjekin mësimin në gjuhën e tyre amtare as në arsimin fillor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërkohë bashkësia etnike boshnjake edhe pse pritet nga viti i ardhshëm të fillojnë të mësojnë në gjuhën amtare, sërish ndjehen të diskriminuar.

”Konkretisht tek boshnjakët mësimi në gjuhën amtare për më shumë se 7-8 vjet është llogaritur si mësim eksperimental dhe kjo flet për një diskriminim serioz” deklaroi Xhelal Hoxhiq, Agjensioni për Zhvillimin e së Drejtës së Bashkësive.

Ministrja e arsimit Renata Deskovksa shprehet se të gjitha bashkësitë etnike duhet të gëzojnë të drejtën e tyre për arsim fillor në gjuhën amtare, megjithatë problem kyç paraqet mungesa e kuadrove.

”Në sistemin arsimor të Maqedonisë ekziston nevoja për zhvillim, për ruajtjen e gjuhëve të etniteteve, por ekzistojnë probleme në zbatimin e kësaj të drejte për shkak të mungesës së kuadrit të mjaftueshëm, mungesës së librave të gjuhëve të etniteteve . 06:10-20 Gjuha është indikator i përfaqësimit të një etniteti dhe tentimi për të mohuar të drejtën e gjuhës është në fakt shenjë për mos-tolerancë dhe tentim për diskriminim”, deklaroi ministrja e Arsimit Renata Deskovka.

Alsat-M bën të ditur se përveç problemeve në arsim bashkësitë etnike me më pak se 20 % përballen edhe me probleme në administratë, në kulturë dhe shumë fusha të tjera./Alsat-M/Telegrafi/