Chris Smalling ka shkëlqyer këtë edicion në kampionatin italian Serie A.
Mbrojtësi anglez është huazuar te Roma nga Manchester United, por është vetëm një huazim i thjeshtë kundrejt tre milionë eurove të paguar nga skuadra italiane për atë angleze.
Roma nuk e ka mundësinë e blerjes në kontratë dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për yllin anglez.
Everton, Arsenal, Tottenham Hotspur, West Ham United, Leicester City, Aston Villa e Newcastle United kanë shprehur interesim.
Megjithatë vetë qendërmbrojtësi i jep përparësi Romës, pasi dëshiron të vazhdoj në Itali.
Mediat italiane kanë raportuar se drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachti ka përshpejtuar bisedimet me krerët e United.
Petrachi ka gati ofertën prej 15 milionë eurove, ndërsa Djajtë e Kuq duan së paku 20 për lojtarin.
Megjithatë mediat italiane dhe ato angleze besojnë se Smalling do të mbetet te Roma dhe dy skuadrat do të gjejnë një marrëveshje së shpejti. /Telegrafi/