Telegrafi

Romero: Solskjaer ka rikthyer lumturinë në ekipin e Unitedit

Portieri i Manchester United, Sergio Romero, ka thënë se Ole Gunnar Solskjaer, e ka rikthyer lumturinë te ekipi.

Norvegjezi ka arritur të fitojë të gjitha pesë ndeshjet e para në krye të klubit nga Old Trafford dhe Robero beson se lojtarët tashmë po kënaqen duke luajtur futboll.

“Ne kemi një ecuri të mrekullueshme”.

“Jo vetëm rezultate, por mënyra si i kemi fituar këto ndeshje. Kemi shënuar pesë ndeshje në një ndeshje që na ka dhënë besim”.

“Ajo që po tregojmë ne pas një periudhe të mirë festive dëshmon atë që mund të bëjmë”.

“Menaxheri e di se çka duam të arrijmë, si klub dhe si individë. Në fushë dhe brenda klubit, ai e ka bërë këtë të qartë nga dita e parë kështu që e dimë synimin tonë”.

“Ju shihni se sa ka sjellë ai kënaqësi në klub dhe gjithçka po shkon mirë”, u shpreh Solskjaer. /Telegrafi/