Maqedonia do të marrë një ftesë për t’u bashkuar me NATO-n në Samitin e ardhshëm në Bruksel dhe procesi i anëtarësimit do të përfundojë brenda afatit të caktuar, tha ambasadori italian Carlo Romeo në takimin me ministrin e Diasporës, Edmond Ademi.
Siç theksojnë nga zyra e Ademit, Romeo ka shprehur interes për aktivitetet e tanishme të qeverisë në proceset e NATO-s dhe të eurointegrimeve, duke vënë në dukje mbështetjen e plotë nga pala italiane.
Takimi u fokusua gjithashtu në zhvillimet më aktuale në rajon dhe në mbarë botën. /Telegrafi/