Ambasadori i Italisë në Maqedoni, Karlo Romeo, sot me bashkëpunëtorët e tij vizitoi qytetin e Gjevgjelisë, ku u njoftua me gjendje e momentale të qytetarëve, ndërsa më vonë realizoi takim edhe me kryetarin e Komunës së Gjevgjelisë, Ivan Frangov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ambasadori Romeo, tregoi mirënjohje për administratën e komunës dhe kryetarin e saj për mënyrën se si Gjevgjelia arriti të menaxhojë me krizën e refugjatëve, ndërsa Frangov e njoftoi për problemet që kanë pasu prej fillimit të krizës.
Karlo Romeo tregoi interesim edhe për potencialet ekonomike dhe turistike, si dhe mundësinë për ardhje të investitorëve të huaj në Gjevgjeli./Telegrafi/