Telegrafi

Romeo Beckham mbush 16 vjet, Davidi për ditëlindje e mëson se si të rruhet

Romeo Beckham festoi të shtunën ditëlindjen e tij të 16-të.

Prindërit nuk kanë mundur të festuar në ndonjë vend piktoresk, por kanë zgjedhur që ta urojnë përmes rrjeteve sociale, kështu që David Beckham ndau një foto ku e mëson se si të rrruhet.

“Nuk mund ta besoj se i riu im është 16-vjeçar. Gëzuar ditëlindjen, djalë i madh. Ti je kaq i veçantë dhe të dua shumë”, shkroi Beckham në një fotografi bardhezi të publikuar në Instagram.

Victoria Beckham përgëzoi djalin me imazhin e tyre të përbashkët të një festë të kohëve të fundit në Bali.

“Ditëlindje të lumtur, Romeo. Unë nuk mund të besoj se fëmija ynë sot ka mbushur 16 vjet! Ne të gjithë të duam shumë”, shkroi ajo.

Më vonë ajo publikoi një fotografi në të cilën shihet Romeo i rrethuar me balona në formën e numrave 1 dhe 6.

Ndryshe, çifti Beckham kanë edhe tre fëmijë të tjerë, dy djem dhe një vajzë. /Telegrafi/