Telegrafi

Romeo Beckham konfirmon ndarjen me Mia Regan pas pesë vitesh

Foto: Screenshot/Instagram

Romeo Beckham ka konfirmuar se është ndarë nga partnerja e tij, Mia Regan, në një deklaratë në rrjetet sociale.

Kishte spekulime se futbollisti 21 vjeç dhe modelja 21 vjeçe i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

Romeo, i cili është djali i David Beckham, 48 vjeç dhe Victoria Beckham, 49 vjeç, tani ka konfirmuar për fansat se është ndarë nga Mia.

Foto: Screenshot/Instagram

Krahas një fotoje të tyre së bashku, ai shkroi në një postim në Instagram këtë fundjavë: “Unë dhe Mooch kemi ndarë rrugët pas 5 vitesh dashuri, ne kemi ende shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe ende kemi një miqësi të fortë dhe gjithmonë do të jetë”.

Lexo po ashtu Djali i Beckham pozoi me të dashurën Mia Regan, por vëmendjen e mori prapavija e fotografisë

Edhe Mia ka lëshuar një deklaratë, duke shkruar në një postim në platformë se dyshja ishin “miq me njëri-tjetrin”.

Ajo megjithatë tha se ajo dhe Romeo kanë “shumë dashuri” për njëri-tjetrin, ndërsa ajo shtoi se “dashuria merr forma të ndryshme”.

“Ky është Ro, ne jemi rritur me njëri-tjetrin që kur ishim 16 vjeç. Dashuria merr forma dhe rrugë të ndryshme ndërsa ti rritesh”.

Foto: Screenshot/Instagram

Ish-çifti, i cili filloi lidhjen e tyre në vitin 2019, thuhet se u pa për herë të fundit së bashku në “British Fashion Awards” në Londër në dhjetor. /Telegrafi/