Telegrafi

Romelu Lukaku: Kam kërkuar ta takoj Eriksenin, trajneri i tij më dha leje

Romelu Lukaku konfirmon se ai ka kërkuar të vizitojë shokun e ekipit të Interit, Christian Eriksen në spitalin e Kopenhagës.  

Eriksen u rrëzua gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës të shtunën, pasi pësoi atak kardiak, ndërsa ndërhyrja e mjekëve bëri që ai të kthehet në jetë.

Mesfushori danez është ende duke iu nënshtruar testeve në Rigshospitalet, i cili është afër stadiumit ku Danimarka do të luajë nesër me Belgjikën.

“Unë dua të shkoj të shoh Christianin në spital. Unë fola me trajnerin për këtë dhe padyshim që ai pranoi”.

“Ne gjithashtu do të ndalemi së luajturi në minutën e 10-të, si një përshëndetje për të. Unë do t’i dërgoj Christian një mesazh nesër pas ndeshjes, por tani duhet të jap pak kohë me familjen e tij”, ka thënë Lukaku.

Sulmuesi belg i ka dhënë rëndësi të madhe ndihmës që Simon Kjaer i ka dhënë Erkisenit.

“Është shumë e rëndësishme ajo që bëri Simon për të shpëtuar jetën e tij. Do të ishte e drejtë që të gjithë lojtarëve t’u jepen mësime se çfarë të bëjnë në këto situata”.

Belgu është përmirësuar dukshëm në Serie A dhe këtë e ka pranuar./Telegrafi/