Duket se futbollisti legjendar brazilian, Romario, përfundimisht është rehatuar sa i përket aspektit të dashurisë së jetës së tij.
Në fakt, ai është në lidhje me studenten Ana Karoline Nazario, e cila shpesh i shpërndan fotografitë e tyre të përbashkëta në Instagram.
“Dashuri, asgjë në këtë jetë nuk ndodh rastësisht, gjithmonë ekziston një arsye. Njerëzit janë arsyeja për të hyrë në jetën tonë për të mësuar diçka dhe ti më ke mësuar të duash. Vetëm e di se çfarë ndiej për ty, dhe kjo është një përzierje dashurie, krenarie dhe epshi “, shkruan ajo, transmeton KP.
Ana studion ekonominë dhe siç raportohet nga mediat e huaja, ajo është në lidhje me ish-futbollistin që nga muaji maj i këtij viti.
Romario ka dy martesa të dështuara pas vetes. Ndërkohë, ai mburrej se kishte fjetur për një natë me tri femra. Ai ka një djalë që ka nisur të shkojë hapave të tij si futbollist.